Kane i zemëruar me presidentin e Tottenham, nuk po e lë të shkojë në Manchester City

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 09:00
 Kane i zemëruar me presidentin e Tottenham, nuk po e lë të shkojë në Manchester City

Kane ndihet i tradhtuar nga presidenti i Tottenham, Daniel Levy.

Sipas Daily Mail, Daniel Levy i kishte premtuar se nëse Tottenham nuk arrin të fitojë trofe dhe të kualifikohej në Champions League, do ta lërë Harry Kanen të shkojë.

Por, premtimin deri më tani nuk e ka mbajtur numri një i Tottenham pasi pas mos arritjes së objektivave, Kane dëshiron të shkojë te Manchester City, por Levy insiston të mos e shes.

Sulmuesi po e bën të pamundurën që të kompletojë transferimin te ekipi i Pep Guardiolës, por Levy vazhdon të këmbëngul dhe të mos e dëgjoj zërin e Kane.

(Kosova Sot Online)