Kroos thotë se Reali pëfiton shumë me largimin e Messit: “Ndoshta tani do të na bashkohet një lojtar i Parisit… (Mbappe)”

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 12:07
 Kroos thotë se Reali pëfiton shumë me largimin e Messit: “Ndoshta tani do të na bashkohet një lojtar i Parisit… (Mbappe)”

Toni Kroos beson se me largimin e Lionel Messit, Real Madridi ka përfituar shumë dhe tani s’ka më arsyetime për ta fituar më shumë La Ligën.

Ai beson se Barcelona është dobësuar shumë me largimin e 34-vjeçarit.

Sipas Kroos, ky largim i Messit mund të ketë shumë të mira për Realin, mund ta shtyjë edhe Kylian Mbappen të transferohet në Real Madrid.

“Do të shohim se si do të funksionojë (Messi në PSG). Ndoshta kjo lëvizje është e mirë për ne sepse rivali ynë më i madh ka humbur lojtarin më të mirë”, tha Kroos.

“Ndoshta gjëra edhe më të mira do të ndodhin. Ndoshta ndonjë lojtar nga Parisi na bashkohet… Nëse kjo do të ndodhë nuk e di, por në përgjithësi kjo lëvizje e Messit mund të na sjell vetëm të mira neve”.

(Kosova Sot Online)