Tottenham e ka në tavolinë ofertën e Man City për Kane, numri një i klubit as s’do të dëgjojë

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 16:45
Tottenham e ka në tavolinë ofertën e Man City për Kane, numri një i klubit as s’do të dëgjojë

150 milionë euro, kjo është oferta e Manchester City për të cilën Tottenhami ende nuk ka dhënë përgjigje

Pep Guardiola është duke bërë të pamundurën që ta transferojë në Etihad sulmuesin, Harry Kane.

 

Edhe lojtari është pajtuar që të luajë në Manchester City, por problemi qëndron te Tottenhami.

Sipas Fabriozio Romanos, Manchester City nuk ka bërë lëvizje tjetër, tashmë ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin, ofertë që Tottenham e ka në tavolinë, 150 milionë euro.

Por, Daniel Levy është problemi kryesor, ai tani për tani s’dëshiron të negociojë me askënd, ani pse dëshira e lojtarit është që patjetër të ndërrojë ambient.

Kane tani për tani është duke u stërvitur normalisht me Tottenham, që prej rikthimit në stërvitje, pas disa ditësh mungese, i revoltuar me klubin që s’po e shet te Manchester City,

Sido që të jetë, ai shpreson që brenda pak ditësh do të bindet drejtuesit e klubit për ta lënë të lirë, që të shkojë te Pep Guardiola. 

(Kosova Sot Online)