Bale si lojtar i ri: Ai duket ndryshe tash

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 21:23
Bale si lojtar i ri: Ai duket ndryshe tash

Ancelotti është i kënaqur me përkushtimin e tij ndaj skuadrës

Gareth Bale thuhet se do të jetë një lojtar ndryshe këtë sezon në Real Madrid, në mënyrën më të mirë, Me Carlo Ancelottin që është i kënaqur me përkushtimin e uelsianit.

Sulmuesi ka qenë i margjinalizuar në këtë pikë dhe dukej pothuajse e pamundshme që ai do të mbetet lojtar i Real Madridit këtë sezon, por ai startoi në ndeshjen e parë të sezonit të ri.

“Ai është një person tjetër, ai madje duket edhe ndryshe”, ishin fjalët e trajnerit nga Valdebebas.

Bale nuk është vënë vetëm në lëvizje, ai nuk është vetëm prezent, ai është i tëri aty. Nga një lojtar apatik që ishte në ditët e fundit të kohës së tij nën drejtimin e  Zinedine Zidane, Gareth Bale po punon që të fokusohet te Ancelotti, të integrohet dhe të ndihet si një anëtar i shoqërueshëm i grupit.

(Kosova Sot Online)