Gomez: Messi është lider absolut, fjalimi i tij na bëri të qajmë

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 22:36
Gomez: Messi është lider absolut, fjalimi i tij na bëri të qajmë

Tashmë lojtari i Sevillës ka treguar përvojën e tij në Copa Amerika me lojtarin e ri të PSG-së, Lionel Messi

Prej që ka arritur në Seville, Papu Gomez i dhënë frymë të freskët si Sevillas ashtu edhe LaLigas. Imagjinata e tij në fushë dshe personaliteti që ka jashtë saj ka sjell një gjë ndryshe në skenën e futbollit spanjoll.

Këtë verë, ai fitoi Copa America me Argjentinën bashkë me Lionel Messi.

“Ai filloi që të flas para finales dhe e vërteta është se nuk mbaj mend fjalët e sakta të tij për shkak se nuk kishim kohë që të vajtojmë”, ka thënë ai në një intervistë për La Nacion.

“Ai foli për përpjekjet e Kombëtarës, për familjen…lotët me vërshuan në faqe, qava si fëmijë”.

Ai e ka lavdëruar Paris Saint-Germainin për këtë blerje.

“Leo është më normali dhe më i thjeshti nga ne të gjithë, ju siguroj për këtë që ai është një djalosh dhe shok skuadre që çdo kush do e kishte lakmi”, tha ai.

“Ai bart mbiemrin Messi, kështu që shumë njerëz mendojnë që ai vepron ndryshe. Ai është një lider absolut, një kapiten në plot kuptimin e fjalës, për shkak se këtë ai e tregon, ai të udhëheq drejt shembujve të mirë”.

“Ata gjithmonë e krahasojnë me Diego Maradonan, ata dëshrojnë që ai të sulmoj dhe luftoj, Leo nuk është i tillë, por pas perdes apo prapa skenës ai e bënë këtë”.

(Kosova Sot Online)