Kane në City, Lautaro në Tottenham – gati 90 milionë euro për ta bindur Interin

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 10:07
 Kane në City, Lautaro në Tottenham – gati 90 milionë euro për ta bindur Interin

Tottenhami nuk heq dorë nga Lautaro Martinez.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenham është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Harry Kane, që po insiston të shkojë te Manchester City.

Lautaro Martinez është objektivi numër një dhe për të Tottenham ka bërë gati 90 milionë euro.

Agjenti i argjentinasit ka insistuar se lojtari është i lumtur në Inter, por deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë – 90 milionë euro janë shumë para për Interin në krizë financiare, dhe ashtu siç hoqi dorë nga Romelu Lukaku, mund ta shesë edhe Martinezin.

(Kosova Sot Online)