Lewandowski dëshiron një tjetër aventurë, Bayerni i vendos çmim të paarritshëm

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 10:56
 Lewandowski dëshiron një tjetër aventurë, Bayerni i vendos çmim të paarritshëm

Lewandowski dëshiron aventurë të re, të luajë në një ligë dhe klub tjetër. Lewa ka bërë 331 paraqitje me Bayernin, ka shënuar 297 gola.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, Robert Lewandowski, është duke e konsideruar largimin nga Bayern Munich.

Sulmuesi dëshiron një eksperiencë të re në një ligë tjetër, por çmimi që i ka vendosur Bayerni është pak problem.

130 milionë euro kërkon Bayerni, shifër e lart për një 32-vjeçar.

Në të kaluarën Lewa është lidhur me një transferim te PSG, City e Reali, por vështirë se ndonjëra prej tyre do të shpenzojë kaq para.

Nuk përjashtohet City, që pothuajse po dështon për ta blerë Harry Kanen, derisa Pep Guardiola s’mund ta nisë sezonin pa një zëvendësues të Sergio Agueros.

Lewa ka bërë 331 paraqitje me Bayernin, ka shënuar 297 gola.

(Kosova Sot Online)