Zyrtare: Pedro në Lazio, tifozët s’do t’ia falin

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 14:18
 Zyrtare: Pedro në Lazio, tifozët s’do t’ia falin

Pas Barcelonës, Chelseat dhe Romës, Pedro do ta veshë edhe fanellën e Lazios. Te Lazio do të luajë me shumë shqiptarë, përfshirë sulmuesin e Kombëtares, Vedat Muriqi.

Pedro Rodriguez edhe zyrtarisht është lojtar i Lazios.

Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes llogarisë zyrtare, twitter.

Pedro sezonin e fundit luajti për Romën, ku bëri 40 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Dihet tashmë rivaliteti i madh që kanë Lazio dhe Roma si brenda, ashtu edhe jashtë fushe dhe kjo lëvizje vetëm sa do t’i irritojë tifozët.

Te Lazio Pedro do të luajë me shumë shqiptarë, përfshirë sulmuesin e Kombëtares, Vedat Muriqi.

(Kosova Sot Online)