Pochettino refuzon të konfirmojë se Mbappe do të qëndrojë në PSG

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 15:07
 Pochettino refuzon të konfirmojë se Mbappe do të qëndrojë në PSG

Kylian Mbappe mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit në Paris Saint Germain.

Real Madridi po insiston për 22-vjeçarin, i cili gjithmonë e ka pranuar se ëndërron të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Mauricio Pochettino ka folur sërish për të ardhmen e sulmuesit, por asnjëherë nuk e konfirmoi se Mbappe do të qëndrojë.

“Mbappe është lojtari ynë dhe nuk po shoh se s’do të jetë me ne”, tha ai.

“Jemi të lumtur me Mbappen dhe edhe ai është i lumtur me ne”.

“Klubi e di se cfarë po bën dhe se çfarë do të bëjë”.

Ai në asnjë moment nuk tha se do të qëndrojë pas pytjeve të gazetarëve.

Mbappe ka vetëm edhe një vit kontratë me PSG-në, deri më 2022.

Parisi dëshiron të rinovojë me francezin, por Mbappe po refuzon për shkak se dëshiron të luajë në Madrid.

(Kosova Sot Online)