Pochettino: “Nuk mund të konfirmoj se Mbappe i ka thënë shokëve se do të qëndrojë”

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 17:01
Pochettino: “Nuk mund të konfirmoj se Mbappe i ka thënë shokëve se do të qëndrojë”

Është e qartë, Kylian Mbappe dëshiron të luajë në Real Madrid, pikëpyetja mbetet nëse do ta bëjë nga kjo verë apo do të presë edhe një sezon.

Gjatë ditës qarkulloi lajmi se Mbappe i ka thënë shokëve se do të qëndrojë në PSG.

 

Por, trajneri Mauricio Pochettino ka refuzuar të konfirmojë diçka të tillë, duke larmuar kështu Real Madridin.

“Unë nuk mund të konfirmoj që Mbappé ia ka konfirmuar grupit se do të vazhdojë. Nëse ai i ka thënë grupit diçka, atëherë unë s’kamë qenë aty. Bisedat e mia me të janë për futboll. Ai ka edhe një vit në kontratë, edhe nëse nuk rinovon, ai po tregon se është i lumtur me ne”.

(Kosova Sot Online)