Mourinho e fillon me Romën në Turqi kundër Trabzonsporit

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 18:40
Mourinho e fillon me Romën në Turqi kundër Trabzonsporit

Jose Mourinho do ta luajë sonte ndeshjen e tij të parë zyrtare në një garë me Romën kundër skuadrës turke, Trabzonspor

Mourinho ka thënë para kësaj ndeshje se e cilëson këtë përballje si një përballje të Ligës së Kampionëve.

Në fakt Roma konsiderohet njëri prej favoritëve që mund ta fitojë Ligën më të re të UEFA-së me emrin, Liga e Konferencave.

Për këtë ndeshje, Mourinho ka startuar me formacionin e tij 4-2-3-1 derisa në mungesë të Dzekos dhe Abraham sulmit romak sonte i prin lojtari i ri Shomurodov kurse në formacion startues kthehet pas lëndimit edhe Zaniolo që do të jetë në mesfushë bashkë me Pellegrinin dhe Mkhitaryan.

(Kosova Sot Online)