E konfirmon Koeman, Coutinho është i paprekshëm – s’ka vend për Pjanic dhe Umtiti

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 15:33
E konfirmon Koeman, Coutinho është i paprekshëm – s’ka vend për Pjanic dhe Umtiti

Ronald Koeman llogarit në Philippe Coutinhon.

Që prej largimit nga Liverpooli, në vitin 2018, Coutinho ka qenë lojtar mesatar, shumë larg atij që ishte te Redsat në Premierligë.

Ai dështoi fillimisht në Barcelonë, e më pas nuk e bindi as Bayernin që ta mbajë pas një viti huazim, duke u rikthyer kështu te Barça.

Por, duket se ai do ta ketë edhe një shans, një shans të artë, pas largimit të Lionel Messit.

Pa Messin, skuadra do të luajë më shumë lojë ekipore, lojë të cilën e ka bërë shumë mirë Coutinho në Liverpool dhe Koeman thotë se i beson totalisht brazilianit.

Ai e di shumë mirë se çfarë lojtari është Coutinho andaj do të luajë një rrol të rëndësishëm në epokën e Barcelonës pa Messin.

“Philippe është jashtë sepse mendoj se atij i duhet edhe një javë për t’u stërvitur me grupin. Besoj tek ai, sepse është lojtar i madh. Mund të jetë i rëndësishme për Barçën. Me të vërtetë do të mbështetem te Coutinho gjatë këtij sezoni. Coutinho mund të luajë në pozicione të ndryshme, mund të hyjë nga krahu i majtë në qendër. Kemi humbur gola me Messin dhe duhet t’i kërkojmë te futbollistët e tjerë. Philippe është njëri prej tyre”, deklaroi Koeman.

Ai foli shkurt edhe për Pjanic dhe Samuel Umtiti, të cilët s’kanë më vend në skuadër; “Pjanic dhe Umtiti e kanë të vështirë”. 

(Kosova Sot Online)