Kundërsulmi i mrekullueshëm i PSG-së që përfundoi me supergol të Di Marias

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 12:30
 Kundërsulmi i mrekullueshëm i PSG-së që përfundoi me supergol të Di Marias

Paris Saint Germain ka marrë një tjetër fitore në Ligue 1.

PSG arriti ta mposhtë 4-2 në udhëtim skuadrën e Brest, në një ndeshje ku munguan sërish Lionel Messi dhe Neymr Junior.

Edhe pa dy më të mirët, Parisi arriti të tregojë se ka skuadër të madhe, derisa pothuajse secili gol ishte më i bukur se tjetri.

I tillë është edhe ai i Angel di Marias, që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-2.

Di Maria shënoi një gol të bukur pas një kundërsulmi të mrekullueshëm që nisi me një intervenim të Keylor Navas.

Kjo ishte fitorja e tretë për PSG-në në po kaq ndeshje në Ligue 1 këtë edicion.

(Kosova Sot Online)