“Filloi plaçkitja” – Motra e Ronaldos reagon për golin e anuluar nga VAR-i

  • S.A /
  • 23 August 2021 - 13:18
“Filloi plaçkitja” – Motra e Ronaldos reagon për golin e anuluar nga VAR-i

Elma, motra e Cristiano Ronaldos, është ankuar për golin që vëllait të saj iu shfuqizua në barazimin e Juventusit 2:2 me Udinesen të dielën në Serie A, duke e quajtur plaçkitje vendimin e VAR-it.

Ronaldo mendoi se erdhi nga stoli në pjesën e dytë për t’ia siguruar një fitore dramatike Juventusit në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A, por goli i tij me kokë në minutën e 94-të u gjykua se u shënua nga një pozitë jashtë loje.

Sulmuesi portugez festoi si i çmendur dhe e zhveshi fanellën pasi shënoi, por goli i tij u anulua pak minuta më vonë pas rishikimit të aksionit në VAR.

Ishte një vendim i vështirë për gjyqtarët, por Ronaldo e kishte krahun më përpara se vija e mbrojtjes së Udineses.

Përkundër kësaj, motra e tij nuk u pajtua dhe u ankua ndaj vendimit të gjyqtarit.

Ajo e postoi një fotografi nga pozita jashtë loje e Ronaldos, ku shkroi: “Sikur ta kishte krahun tim, nuk do të kishte qenë në pozitë jashtë loje. Duhet ta zëvendësoni masën e madhe me masë të mesme”.

Ajo shtoi: “Plaçkitja filloi”.

Ronaldo e nisi ndeshjen nga stoli dhe trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri shpjegoi arsyet për këtë pas ndeshjes.

“Ronaldo po ndihet mirë. M’u desh të bisedoja më të para ndeshjes, për t’i treguar se ndeshjen do ta niste nga banka rezervë. Ai ishte në dispozicion dhe luajti mirë kur u fut në lojë”, shpjegoi Allegri.

Pati thashetheme se Ronaldo u la në stol për shkak se dëshiron të largohet nga Juventusi, por Allegri nuk deshi të përfshihet në bisedime të tilla.

(Kosova Sot Online )