Kosova, kampione ballkanike në Beach Volley U22

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 00:00
Kosova, kampione ballkanike në Beach Volley U22

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 në konkurencen e femrave ka arritur të fitoj titullin e Kampionit Ballkanik në beach volley.

Dyshja Finesa Sylejmani / Loresa Avdyli në finale kanë mposhtur dyshen tjeter nga Kosova Hasani / Idrizi të cilat garën e përfunduan në vendin e dytë.

Edhe në konkurencen e meshkujve dy ekipe të Kosovës u ngjitën në podium. Dyshja Erion Bajrami / Ermal Maliqi arriti në finale të Kampionatit Ballkanik, ku në finale u takua me ekipin parë të Turqisë.

Edhe pse patën paraqitje të mirë në finale, Kosova u mposht nga Turqia. Sukses tjetër ka arritur edhe dyshja Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi të cilët “luftuan” deri në fund çka rezultoj që ata të fitojnë vendin e tretë.

(Kosova Sot Online)