Arteta pritet të shkarkohet nga Arsenali – Conte është favoriti për të marrë drejtimin e The Gunners

  • S.A /
  • 24 August 2021 - 11:03
Arteta pritet të shkarkohet nga Arsenali – Conte është favoriti për të marrë drejtimin e The Gunners

Arsenali nuk është i kënaqur me Mikel Artetan dhe mund ta shkarkojë në ditët e ardhshme. Klubi londinez e filloi edicionin 2021/22 me dy humbje, e para ndaj Brentfordit me rezultat 2-0, e me të njëjtat shifra u mposhtën edhe nga rivali lokal, Chelsea në fundjavën e kaluar. Aresenali duket se ka parë mjaftueshëm nga strategjitë e spanjollit dhe sipas Daily Telegraph, duan t’i ndajnë rrugët. Një opsion i mirë për të marrë drejtimin e skuadrës është Antonio Conte, që aktualisht është i papunë, pas largimit nga Interi në këtë verë.

Italiani është i hapur për rikthimin në Ligën Premier, pasi në vitet e kaluara ishte trajner i Chelseat, aty ku fitoi Ligën Premier dhe FA Kupën.

Arsenali beson se me Conten mund të rikthehen në Ligën e Kampionëve dhe të ndërtojnë një skuadër që mund t’u sjell trofe. 

(Kosova Sot Online )