Shteti i Kosovës të pastrohet urgjentisht nga antivlerat..!

Shteti i Kosovës të pastrohet urgjentisht nga antivlerat..!
Shteti i Kosovës të pastrohet urgjentisht nga antivlerat..!

Skender Mulliqi

  • 24 August 2021 - 09:52

Shkruan: Skënder Mulliqi

-Askush nuk pret që varfëria të shkulet më rrënjë mbrenda natës , por edhe askush nuk ka pritur së do të kemi kaq dallime sociale .Një kategori  e njerëzve të politikës dhe të  biznesit , janë pasuruar mbrenda  natës , duke i dhënë fotografi të keqe  Kosovës.Këta janë bërë fotografia e lanqimit të rrenave dhe manipulimeve të cilat tashmë janë bërë të gerditshme, bashkë më mediet e tyre .Dallimi i jetës së tyre  në krahasim më kategorinë shumicë , është si nata më ditën. Njerëzitë të cilët nuk kan askënd në medie, apo kan shumë pak , e të cilët shkruajnë , edukojnë dhe mësojnë nxënësit dhe studentët , botojnë libra , krijojnë , nuk dukën askund, së nuk mundën,  apo thënë më mirë nuk  po i lejojnë  në pushtet dhe  në opozitë .Nuk janë të inkuadruar  në sisiteme, ku   po dominojnë  më shumë antivlerat së sa vlerat.Kur kemi sisteme pa etikë , sigurishtë së vlerat nuk vijnë në shprehje!

Që të kemi sisteme me vlera të mirëfillëta  , duhet të kemi krejt rregulla tjera , dijeni, drejtësi , moralitet , mirësi ...Sigurishtë së kjo kategori njerëzore e dojnë pa hile atdheun dhe kombin e vet.Shumë thjeshtë është të jesh egoist, primitiv , i pa skurpultë , shukurt njeri retrogradë.Kjo natyrisht së tingëllon paradoksale  , por është shumë e vërtetë së në Kosovë  kemi një gjendje të tillë , ku po dominojnë  antivlerat !Popullit i janë bërë ndërskamca shumë të këqija për gjatë këtyre vitëve  nga oligarkët politiko-financiarë.Gadi në tërsi i kan përjashtuar nga sistemi shoqëror dhe politikë.Të lihen njerëzit tanë të vuajnë , kësaj I thonë pa ftyrësi e llojit të vet.A ka kuptim që në shekullin 21 njeriu i ndershëm i Kosovës, të mundohet në mënyre titanike  për ta siguruar bukën e gojës , e mos t ë flasim për gjerat tjera  ekzistënciale ?!Mjaftë është bërë me politika jo funksionale .

Të rrezikuarit dhe të varfëritë e Kosovës,  deri më zgjedhjet e fundit nacionale ,kan mbetur pa ata që  I përfaqësojnë të drejtët e tyre politike dhe institucionale !Pushtei i ri nuk guxon të largohet nga realizimi I interesave të popullit, për qka edhe e ka marrë besimin.Kur po afrohet muaj shtator, kur edhe fillon procesi mësimor, shumë prindër nuk i kan kushtet që fëmijët e tyre të shkollohën .Madje, ka njerëz të cilët rrëfejnë së janë duke jetuar shumë keq, dhe as që i kan mundësitë që fëmijëve të tyre, tua plotësojnë kushtet më elementare të shkollimit…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".