Klubet e Premierligës pritet t’i ndalojnë lojtarët, Rashica mund të mungojë te Kosova

  • S.A /
  • 24 August 2021 - 15:26
Klubet e Premierligës pritet t’i ndalojnë lojtarët, Rashica mund të mungojë te Kosova

Klubet e Premierligës po kërkojnë të ndalojnë lojtarët nga grumbullimi me kombëtaret në ndeshjet e shtatorit.

Lojtarët e rikthyer nga vendet në listen e kuqe të Britanisë së Madhe do të detyrohen të karantinohen për 10 ditë dhe do të humbisnin disa ndeshje të ligës.

Asociacioni i Futbollit në Britani dhe Premierliga janë në bisedime me Departamentin për Digjital, Kulturë, Media dhe Sport rreth lehtësimit të rregullave për këtë rast.

Nëse ekipet nuk lirojnë lojtarët, Kosova mund të mbetet pa yllin e saj, Milot Rashicën në ndeshjet e shtatorit.

Kosova do të luajë tri ndeshje në shtator. Fillimisht “Dardanët” udhëtojnë në Gjeorgji, kurse më pas e presin Greqinë dhe Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

(Kosova Sot Online )