Gjinia femërore në Kosovë është e pambrojtur

Gjinia femërore në Kosovë është e pambrojtur
Gjinia femërore në Kosovë është e pambrojtur

Muhamet Kelmendi

  • 24 August 2021 - 14:32

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 Veprat penale vijnë kryesisht nga papunësia, ngritja e dobët arsimore dhe morali i ultë shoqërorë, sikundër edhe nga mos kujdesi sa duhet i shtetit për të gjitha kategoritë e shoqërisë. Në këtë kuadër, veprat penale më të rënda, bëhen kryesisht ndaj   gjinisë femërore, vajzave të reja dhe ndaj të miturave. Ka raste kur nuk përjashtohen as radhët nga gjinia mashkullore. Përdhunimet dhe vrasjet kanë marr dimensione trishtuese. Dhe, nëse nuk vepron shteti, duke ndikuar në kapjen dhe dënimin e kriminelëve, sikundër edhe të krijimit të sigurisë në vend, veprat do të shumëfishohen.

Shteti duhet të siguroj shkollim kualitativ, punësim dhe jetë të qetë dhe pa ndikim kriminal. Mjetet i ka shteti. Kuptohet se këtu ndikim kanë edhe organizatat joqeveritare arsimimi dhe familja. Kur punohet bashkërisht me siguri se do të bien veprat penale në tërësi dhe, për rrjedhojë, edhe veprat penale ndaj gjinisë femërore. Shteti mbetet dhe është subjekti kryesor përgjegjës. Por, as familja, shkolla dhe rrethi nuk përjashtohen nga përgjegjësia. Nëpër këto segmente duhet punë dhe këtë kërkohet ta bëjë shteti. Mekanizma ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".