Media më e madhe në Serbi e shkruan emrin e Kosovës ashtu siç shkruhet origjinal

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 10:55
Media më e madhe në Serbi e shkruan emrin e Kosovës ashtu siç shkruhet origjinal

Media më e madhe sportive në Serbi, “Sportski Zurnal” e ka shkruar ashtu siç shkruhet emri i Kosovës: Kosova.

Ky medium ka raportuar për kalimin e Xherdan Shaqirit në klubin e madh francez, Lyon.

“’Lyon do t’i paguajë Liverpoolit 9,500,000 funte për Shaqirin”, raporton’ Sky Sport.

Shaqiri mbërriti në Liverpool në vitin 2018 nga Stoke për 13,000,000 funde.

Gjatë tre sezoneve, zvicerani luajti 45 ndeshje në Premier League për Liverpoolin. Futbollisti me prejardhje nga Kosova fitoi Premier Leaguen, Champions League dhe Superkupën Evropiane me Liverpoolin”, përcjellë shkrimit e “Sky Sport”, “Sportski Zurnal”. Ky medium që njihet për shkarravina, duket se e ka kuptuar realitetin. 

(Kosova Sot Online)