Harry Kane vendos zyrtarisht për të ardhmen

  • S.A /
  • 25 August 2021 - 14:21
Harry Kane vendos zyrtarisht për të ardhmen

Harry Kane ka konfirmuar se do të qëndrojë në Tottenham edhe për sezonin e ri 2021/22, duke iu dhënë fund thashethemeve të vazhdueshme se ai do t’i bashkohej Manchester Cityt.

Sulmuesi anglez e zgjodhi rrjetin social Twitter për të treguar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Spurs këtë verë, pavarësisht këmbëngulësisë së Pep Guardiolës për ta pasur në skuadër.

“Ishte e jashtëzakonshme ta shohësh pritjen që ma bënë tifozët e Spurs të dielën dhe t’i lexoja disa prej mesazheve mbështetëse që i kam pranuar në javët e fundit”, shkroi Kane.

Ai shtoi: “Unë do të qëndroj në Tottenham këtë verë dhe do të jem 100% i përqendruar për t’i ndihmuar ekipit të arrijë sukses”.

City i kishte ofruar plot 150 milionë euro për Kane, por Tottenhami i kishte hedhur poshtë ofertën, duke ngurruar ta lëshojë yllin kryesor të skuadrës.

(Kosova Sot Online )