Zyrtare: Mbappe i kërkon PSG-së ta lejojë të largohet

  • A.P /
  • 25 August 2021 - 15:36
Zyrtare: Mbappe i kërkon PSG-së ta lejojë të largohet

Kylian Mbappe e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, ka njoftuar drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.

Ylli francez Kylian Mbappe i ka kërkuar Paris Saint-Germainit ta lejojë të largohet, në mënyrë që t’i bashkohet klubit të tij të ëndrrave, Real Madridit.

Lajmi për kërkesën e Mbappes për largim u bë i ditur të mërkurën nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.

“Kylian Mbappe dëshiron të largohet. Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalojmë, por do të bëhet sipas kushteve tona”, ka thënë Leonardo.

PSG-ja nuk dëshiron ta shesë Mbappen, por Leonardo ka këmbëngulur se klubi nuk do ta mbajë kundër dëshirës së tij.

Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për Mbappen tashmë, 160 milionë euro, e cila iu hodh poshtë nga PSG-ja.


(Kosova Sot Online)