E ardhmja e Ronaldos tejet e pasigurt, menaxheri i portugezit kthehet urgjentisht në Torino

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 09:10
 E ardhmja e Ronaldos tejet e pasigurt, menaxheri i portugezit kthehet urgjentisht në Torino

Menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, u rikthye mbrëmë në Torino papritmas për të biseduar me drejtuesit e Juventusit për të ardhmen e superyllit portugez.

Për Ronaldon flitet se mund të kalojë në Manchester City, duke qenë se kampioni anglez është në kërkim të një sulmuesi pasi i dështoi blerja e Harry Kane.

Besohet se Ronaldo po iu bën trysni menaxherit të vet dhe Juventusit për ta gjetur një mënyrë për kalimin e tij në City.

Mendes mbërriti në Torino të mërkurën vonë për ta zgjidhur të ardhmen e pasigurt të Ronaldos.

Ai do të bisedojë me drejtuesit e Juventusit në ditët në vijim, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje mes palëve.

Derisa Juventusi këmbëngul se Ronaldo mund të largohet vetëm për 30 milionë euro apo më shumë, City nuk e ka ndërmend të paguajë asnjë qindarkë për afrimin e tij.

Bardhezinjtë shpresojnë në një shkëmbim të mundshëm Ronaldo – Gabriel Jesus, por sulmuesi brazilian është i paprekshëm për trajnerin Pep Guardiola.

Një mundësi tjetër do të ishte shkëmbimi Ronaldo – Bernardo Silva, duke e parë që ky i fundit ka kërkuar largimin nga Etihadi.

(Kosova Sot Online)