Shorti i Carabao Cup: Norwichi i Rashicës kundër Liverpoolit

  • S.A /
  • 26 August 2021 - 13:03
Shorti i Carabao Cup: Norwichi i Rashicës kundër Liverpoolit

Norwich City i Milot Rashicës do të përballet me Liverpoolin në rrethin e tretë të Carabao Cup, ndërsa Manchester Unitedi do të ballafaqohet me West Ham.

Përfaqësuesi i Kosovës Rashica u la në stol në triumfin shkatërrues të Norwichit 6:0 kundër Bournemouth në rrethin e dytë. Por kosovari ishte paraqitur në humbjen 4:0 kundër Liverpoolit në ndeshjen hapëse në Premierligë dhe mund të luajë sërish kundër të kuqve tani që shorti i ka vënë përballë në një garë tjetër.

Kampioni në fuqi i Carabao Cup, Manchester City, do të përballet me Wycombe Wanderers.

Ndërkohë, Chelsea do të ketë punë me Aston Villën.

Arsenali, që e mundi West Bromin bindshëm 6:0, do të përballet me AFC Wimbledon.

(Kosova Sot Online )