Ronaldo i jep lamtumirën shokëve, largohet pas 40 minutash nga qendra stërvitore e Juves

  • S.A /
  • 27 August 2021 - 11:58
Ronaldo i jep lamtumirën shokëve, largohet pas 40 minutash nga qendra stërvitore e Juves

Cristiano Ronaldo është shumë afër transferimit te Manchester City.

Fabrizio Romano shkruan në profilin e tij në Twitter se CR7 ishte herë në mëngjes në qendrën stërvitore të Juventusit, ku është përshëndetur me shokë. Ai ka qëndruar për 40 minuta dhe është larguar, por nuk është stërvitur.

Dëshira e tij është që të arrihet sa më parë marrëveshja zyrtare mes City dhe Juventus, derisa ajo verbale tashmë ekziston mes palëve.

Pas Lionel Messit që la Barcelonën për PSG-në, do të ishte një tjetër transferim bombë i kësaj vere shkuarja e Ronaldos te City, për shkak edhe të historisë me Manchester United.

(Kosova Sot Online )