Leonardo arrin në qendrën stërvitore të PSG-së pak minuta pas Mbappes, çfarë po ndodh!

  • S.A /
  • 27 August 2021 - 12:48
Leonardo arrin në qendrën stërvitore të PSG-së pak minuta pas Mbappes, çfarë po ndodh!

Mbappe është afër transferimit në Santiago Bernabeu sipas mediave spanjolle. PSG ka pranuar të negociojë dhe do të zyrtarizohet gjithçka pasi Parisi të ketë gjetur zëvendësuesin e 22-vjeçarit.

Kylian Mbappe është rrugës për Real Madrid. Në mëngjesin e sotëm, ai arriti serioz në qendrën stërvitore të PSG-së, pas ofertës zyrtare të Realit prej 17 milionë eurosh plus 10 të tjera bonuse.

Pak minuta pas tij, ka arritur edhe drejtori sportiv, Leonardo, i cili besohet se do të flasë me Mbappen për situatën e krijuar, ditë që mund të zgjidhet gjithçka sa i përket të ardhmes së francezit. El Chiringuito ka publikuar pmajet e arritjes së Leonardos, pak minuta pas Mbappes. Në anën tjetër, AS raporton se PSG ka pranuar të negociojë dhe do të zyrtarizohet gjithçka pasi Parisi të ketë gjetur zëvendësuesin e 22-vjeçarit.

(Kosova Sot Online )