Grupet e Conference League, Lorik Cana “zgjedh” rivalët për Kumbullën dhe Xhakën

  • S.A /
  • 27 August 2021 - 14:35
Grupet e Conference League, Lorik Cana “zgjedh” rivalët për Kumbullën dhe Xhakën

Conference League flet shqip në njëfarë mënyre, duke situr që finalja do të luhet më 25 maj në “Air Albania Stadium” dhe goglat në short janë tërhequr nga Lorik Cana, i cili është përzgjedhur si ambasador i finales.

Në këtë kompeticion do të luajnë edhe shqiptarë, si Marash Kumbulla, Taulant Xhaka, Enea Mihaj, pjesë të Romës, Baselit dhe PAOK. 

Sa i takon shortit, tërheqja e goglave ka rezervuar grupet e mëposhtme në sezonin e parë të Conference League.

GRUPI A: Lask, Maccabi Tel Aviv, Alashkert, Helsinki
GRUPI B: Gent, Partizan Beograd, Flora Tallin, Anorthosis
GRUPI C: Roma, Zorya Luhansk, CSKA Sofia, Bodo/Glimt
GRUPI D: AZ Alkmaar, CFR Cluj, Jablonec, Randers
GRUPI E: Slavia Praha, Feyenoord, Union Berlin, Maccabi Haifa
GRUPI F: Copenhagen, PAOK, Slovan Bratislava, Lincoln Red Imps
GRUPI G: Tottenham, Rennes, Vitesse, NK Mura
GRUPI H: Basel, Qarabag, Kairat Almaty, Omonoia

DATAT DHE ORARET PËR NDESHJET E GRUPEVE

Ndeshjet e para 16 shtator, ndeshjet e dyta 30 shtator, ndeshjet e treta 21 tetor, ndeshjet e katërta 4 nëntor, ndeshjet e pesta 25 nëntor, ndeshjet e gjashta 9 dhjetor.

Duelet e fazës së grupeve luhen në orën 18:45 dhe 21:00.

(Kosova Sot Online )