Man Utd e bën gati ofertën zyrtare për Ronaldon

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 15:57
Man Utd e bën gati ofertën zyrtare për Ronaldon

Manchester United është futur në garë për Cristiano Ronaldon.

“Djajtë e Kuq” duket se do ta mposhtin konkurrencën e Manchester Cityt, për të cilin në orët e fundit raportohet madje se ka hequr dorë nga ylli portugez.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se United janë duke e përgatitur ofertën konkrete zyrtare për 36 vjeçarin.

Menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes do ta marrë së shpejti në dorë ofertën për klientin e tij.

Man Utd ka besim tash se mund ta marrë lojtarin.

Me këtë rast, Manchester City është më larg negociatave.

Ronaldo vendosi sot përfundimisht të ndahet me Juventusin pasi i kaloi dy vjet në “Allianz Stadium”.

36 vjeçari u përshëndet me shokët e skuadrës dhe u nis për një vend tjetër me aeroplan privat.

Ditëve të fundit flitej se ai do t’i bashkohet Manchester Cityt.

Por, së fundmi në garë për të është futur edhe ish-klubi i tij, Manchester United.

(Kosova Sot Online)