“Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’ disa herë” — Tifozët kujtojnë akuzat ndaj Ronaldos për përdhunim

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 23:12
“Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’ disa herë” — Tifozët kujtojnë akuzat ndaj Ronaldos për përdhunim

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United ka bërë që një numër i tifozëve t’i sjellin sërish në vëmendje akuzat për përdhunim që Kathryn Mayorga i ka ngritur drejt futbollistit portugez.

Në vitin 2018, gazeta prestigjioze gjermane, Der Spiegel, e kishte publikuar rrëfimin e Kathryn Mayorgas, e cila e akuzonte Cristiano Ronaldon se e kishte përdhunuar atë në një hotel në Las Vegas, në vitin 2009. Rrëfimi i saj ishte ndjekur nga publikimi i disa dokumenteve ku vetë sulmuesi portugez e kishte pranuar se Mayorga i kishte thënë “jo” dhe “ndal” disa herë.

Përderisa akuzat e Mayorgas janë ende duke u hetuar në gjykatën përkatëse në SHBA, kthimi i Ronaldos në Old Trafford ka sjellë reagime të shumta, në mesin e të cilave edhe ato lidhur me akuzat ndaj 36-vjecarit.

“Le të jemi të sinqertë, shumica e tifozëve nuk po i injorojnë akuzat për përdhunim ndaj Cristiano Ronaldos për shkak se nuk u besojnë, por janë të gatshëm t’i lënë anash për aq kohë sa ai shënon gola. Dhe kur e mendon, kjo është me të vërtetë e tmerrshme”, shkroi @paul_c_watson


(Kosova Sot Online)