Sa i kushtoi Ronaldo Man Unitedit dhe cila do të jetë paga e tij!

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 09:57
Sa i kushtoi Ronaldo Man Unitedit dhe cila do të jetë paga e tij!

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Old Trafford pas 12 vitesh, kur u largua për Real Madridin, në vitin 2009.

Ai ka lënë Juventusin dhe do ta veshë fanellën e Djajve të Kuq edhe njëherë para se t’i varë atletet përgjithmonë.36-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare dhe fo të fitojë afër 30 milionë euro neto në sezon.

Ai i ka kushtuar Unitedit 15 milion euro, plus tetë të tjera do t’i jepen Zonjës së Vjetër në formë bonusesh. Në etapën e parë në Angli, nga viti 2003 deri më 2009, Ronaldo bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola.

Ai ka fituar disa trofe me Djajtë e Kuq, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve

(Kosova Sot Online )