Formacioni i frikshëm i Man United me Ronaldon si dhe Varanen e Sanchon

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 10:03
Formacioni i frikshëm i Man United me Ronaldon si dhe Varanen e Sanchon

Ole Gunnar Solskjaer tashmë e ka 11-shen që ka ëndërruar që prej ditës së parë kur mori drejtimin e “Djajve të Kuq”.

Me transferimin e lojtarëve të mëdhenj çdo merkato dhe në fund tani Cristiano Ronaldon nga Juventusi, Manchester United do të ketë një 11-she që do të luftojë pa asnjë dyshim për trofeun e UEFA Champions League. Përvec Ronaldos, United në sulm e ka blerë Sanchon, derisa në mbrojtje e ka blerë Raphael Varanen nga Real Madridi.

Sa i përket mesfushës, aty janë dy prej më të mirëve në botë, Paul Pogba dhe Bruno Fernandes, që gjithmonë do ta kenë vendin e sigurt në 11-she, dhe janë të konfirmimit për të kompletuar treshen në mesfushë, me McTominay dhe Fred që po luftojnë për një vend.

Reklamë

Sky Sports ka publikuar formacionin e mundshëm të Djajve të Kuq me të cilin do të paraqitet në shumicën e ndeshjeve të sezonit që tashmë ka nisur. Cristiano Ronaldo është rikthyer në Old Trafford pas 12 vitesh, kur u largua për Real Madridin, në vitin 2009.

36-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare dhe do të fitojë afër 30 milionë euro neto në sezon.

Ai i ka kushtuar Unitedit 15 milion euro, plus tetë të tjera do t’i jepen Zonjës së Vjetër në formë bonusesh.

Në etapën e parë në Angli, nga viti 2003 deri më 2009, Ronaldo bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola.

Ai ka fituar disa trofe me Djajtë e Kuq, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )