Verratti: Ai është kampion, nuk besoja derisa e pash Messin në PSG

  • E.K /
  • 28 gusht 2021 - 11:47
 Verratti: Ai është kampion, nuk besoja derisa e pash Messin në PSG

Dukej e pamundur para disa javësh, por po, Leo Messi është lojtar i PSG dhe nesër pritet të debutojë me këtë fanellë ndaj Reims në Ligue 1.

Në fakt jo vetëm ne nuk e besonim se Messi do ishte i PSG këtë verë, por as ata në kampin francez.

Frymën e keqe e shkaktojnë parazitët! Vritini parazitët në 1 ditë

Kështu shprehet Marco Verratti, mesfushori i PSG në një intervistë kur flet për Messin.

Ylli i Italisë tregon edhe për personalitetin e “Pleshtit” dhe lidershipin e heshtur të tij në fushë.

“Të kesh Messin këtu është e pabesueshme. Nuk e besoja se kishte ardhur deri në momentin që e pashë këtu. Ndoshta Leo nuk flet shumë, por ai ka shumë personalitet dhe mund ta ndjesh atë në fushë. Është një udhëheqës, kampion dhe i dashur jo vetëm nga ata që janë tifozë të Barcelonës apo PSG. Nuk mendoj se do ketë vështirësi të përshtatet këtu”, tha ndër të tjera Verratti.

(Kosova Sot Online)