Pochettino: Mbappe s’më ka thënë kurrë se dëshiron të largohet

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 17:33
 Pochettino: Mbappe s’më ka thënë kurrë se dëshiron të largohet

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino tha se Kylian Mbappe nuk i ka thënë kurrë atij se dëshiron të largohet nga PSG në javët e fundit dhe konfirmoi se do të paraqitet në ndeshjen e të diel dielës ndaj Reims.

“Mbappe nuk më ka thënë se dëshiron të largohet nga PSG. Kylian është duke stërvitur mire, si gjithmonë. Presidenti ynë dhe drejtori sportive e kanë sqaruar tashmë situatën”, tha trajneri i PSG-së, Pochettino.

E ardhmja e Kylian Mbappes është e pasigurt. Është Real Madridi i cili ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e tij, por ende nuk ka diçka të ditur.

Kontrata e yllit francez me Paris Saint-Germainin skadon edicionin e ardhshëm dhe parisienët rrezikojnë ta humbin falas talentin e tyre.

(Kosova Sot Online)