PSG publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Reims, ftohen Messi dhe Mbappe

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 11:18
PSG publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Reims, ftohen Messi dhe Mbappe

Paris Saint-Germain ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Ligue 1 ndaj Reims.

Pjesë e kësaj liste është Lionel Messi, i cili pritet ta bëjë debutimin si futbollist i PSG-së sonte.

Ende nuk dihet nëse ylli argjentinas do ta nisë ndeshjen nga fillimi apo do të jetë në bankën rezervë.

Pjesë e 22 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje është edhe Kylian Mbappe, i cili përflitej për një largim nga “Parc des Princes” për t’u transferuar në Real Madrid

(Kosova Sot Online)