Jake Paul mposht ish-kampionin e UFC, Tyron Woodley në një meç që u dashtë ndërhyrja e gjyqtarëve

  • S.A /
  • 30 August 2021 - 14:09
Jake Paul mposht ish-kampionin e UFC, Tyron Woodley në një meç që u dashtë ndërhyrja e gjyqtarëve

Jake Paul mori fitoren e tij më të madhe në rrugën e tij për t’u bërë një boksier i respektuar.

Ylli i YouTube-s mposhti ish-kampionin e UFC-së në peshën e mesme, Tyron Woodley me anë të vendimit të ndarë të dielën për të përmirësuar rekordin e tij në 4-0 në karrierën e tij profesionale.

Ai tani ka fitore ndaj një luftëtari MMA, një tjetër luftëtari MMA, një ish-lojtari të NBA dhe një ylli tjetër të YouTube-s.Ishte ndeshja e parë që Paul duhej të mësonte verdiktin e një përballje përmes një vendimi të gjyqtarëve.

Lufta ishte e qetë gjatë tre raundeve të para, me Woodley pasiv dhe në dukje të pakëndshëm në sulmin e tij në një sport tjetër. Paul qartë i fitoi ato raunde, por Woodley u rikthey në të katërtin dhe goditi në fytyrën e Paul.Gjërat mund të kishin rënë lehtë në favor të Woodley më pas, pasi Paul dukej i rraskapitur. Lufta kishte shkuar tashmë më gjatë se tri periudhat e tjera të YouTuberit në raundin e pestë, por Woodley thjesht nuk bëri aq sa për të kompensuar epërsinë e hershme të Paulit në pikë.

Woodley u kthye në mënyrat e tij pasive në raundet e fundit kur kishte nevojë për një nokaut, dhe fitorja shkoi për Paulin, një përfundim që numrat e përgjithshëm e mbështetën. 

(Kosova Sot Online )