Leipzig arrin marrëveshje për transferimin e Ilaix Moribas

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 17:41
Leipzig arrin marrëveshje për transferimin e Ilaix Moribas

Ilaix Moriba do të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar. Mesfushori i Barcelonës pati paraqitje të mira edicionin e fundit, çka ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Katalonasit tentuan ta mbanin, por Moriba kërkonte menjëherë rritje page, çka ishte e papranueshme për spanjollët.

Çmimi që ekipi gjerman do të paguajë për transferimin e tij është mes 15 dhe 20 milionë eurove.

Futbollisti do të udhëtojë në Gjermani në orët e ardhshme.

(Kosova Sot Online)