“Ju zhgënjeva” – Willian iu kërkon falje tifozëve të Arsenalit pas largimit

  • S.A /
  • 31 August 2021 - 08:40
“Ju zhgënjeva” – Willian iu kërkon falje tifozëve të Arsenalit pas largimit

Willian iu ka kërkuar falje tifozëve të Arsenalit për kohën e tij zhgënjyese në klub, pasi u largua të hënën vonë për t’u kthyer në Corinthians.

Mesfushori brazilian do të rikthehet në atdhe, pasi u pajtua me Arsenalin për shkëputjen e parakohshme të kontratës të hënën.

“Gjithë karrierën time kam bërë gjithçka për t’u bërë më i miri. Unë gjithmonë dua të fitoj dhe e kam të vështirë ta pranoj se nuk e kam bërë këtë”, shkroi 33-vjeçari në Instagram.

“Fatkeqësisht nuk ndodhi për mua në Arsenal dhe më vjen keq për këtë”, theksoi Willian.

Willian i ishte bashkuar Arsenalit si lojtar i lirë pasi ishte larguar nga Chelsea në gusht të vitit 2020, duke nënshkruar kontratë trivjeçare me pagë të majme javore prej rreth 250 mijë eurove.

Por përfaqësuesi i Brazilit i goditi kritikët të cilët kishin pretenduar se kalimi i tij në Arsenal kishte qenë kryekëput për arsye financiare.

“Fatkeqësisht gjërat në fushë nuk shkuan në mënyrën siç kishim planifikuar dhe shpresuar ne. Mora shumë kritika, veçanërisht nga gazetarët, se unë kisha ardhur këtu për arsye financiare”, shtoi Willian.

Braziliani e shënoi vetëm një gol në 25 paraqitje në Premierligë për Arsenalin sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online )