Pjanic: Vërtet dua të kthehem në Juventus, por…

  • S.A /
  • 31 August 2021 - 09:43
Pjanic: Vërtet dua të kthehem në Juventus, por…

Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic, ka thënë se dëshiron të kthehet në Juventus, por se nuk e di nëse është e mundur të ndodhë. Përfaqësuesi i Bosnjës Pjanic nuk e ka fshehur dëshiron për t’u kthyer në Torino, pas e ka konfirmuar këtë në një përgjigje dhënë një faqeje tifozësh në rrjetet sociale. Barcelona është duke bërë përpjekje për ta larguar Pjanicin nga klubi për shkak të pagës së lartë, por pikërisht paga e tij është duke ia bërë të vështirë kthimin e mundshëm në Juve.

Ai e ka pranuar se dëshiron të kthehet në Juventus, në një përgjigje ndaj faqes së tifozëve të Juventusit, Curva Sud Juventus 1897, në Instagram. Kjo faqe e postoi një fotografi të 31-vjeçarit e shtroi pyetjen: “Mire, a po rikthehesh?” “Me shumë qejf”, u përgjigj Pjanic në një mesazh të drejtpërdrejt.

“Por s’e di nëse është e mundur”.

(Kosova Sot Online )