
Lexoni edhe:
Armend Thaqi stërvit me Kombëtaren, mungon Celina
Verdhekaltrit i zhvilluan dy stërvitje në Prishtinë, nesër në mëngjes nisen për në Gjeorgji. Në grumbullim mungoi Bersant Celina, ndërsa u ftua Armend Thaqi.
Ekipi kombëtar i Kosovës po i vazhdon përgatitjet për sfidat e shtatorit.
“Dardanët” e zhvilluan sot seancën e dytë dhe të fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Armend Thaqi stërvit me Kombëtaren, mungon CelinaLexoni edhe:
Verdhekaltrit do ta marrin rrugën drejt Batumit të Gjeorgjisë nesër në mëngjes.
Ata do ta mbajnë një seancë stërvitore atje para duelit të 2 shtatorit me gjeorgjianët.
Trupa e Bernard Challandes dukej në disponim të mirë sot teksa bëri ushtrime të lehta.
Në grumbullim mungoi Bersant Celina, ndërsa trajneri zviceran e ftoi Armend Thaqin, i cili stërviti me ekipin.
Krahas duelit me Gjeorgjinë, “Dardanët” do t’i presin më pas Greqinë më 5 dhe Spanjën më 8 shtator në Prishtinë.
Kosova është ende në kërkim të pikëve të para në kualifikimet e Botërorit 2022.
Për ta arritur këtë, trajneri Challandes ka kërkuar nga lojtarët e tij ta ndryshojnë mentalitetin.
Në ndeshjet e shtatorit do të mungojnë sigurt Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.
Ndërsa, Bernard Berisha nuk është ftuar fare nga Challandes.
(Kosova Sot Online)