Lexoni edhe:
Norwichi konfirmon se Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë
Krah Myrto Uzunit, në konferencën për shtyp të Kombëtares ishte Albi Doka, i cili theksoi se fokusi duhet të jetë te ndeshje e radhës me Poloninë.
”Kemi tri ndeshje, por duhet të fokusohemi te Polonia. Në qoftë se t’ia dalim me Poloninë, të tjerat i kemi në shtëpi në sy të tifozëve, besoj se do të marrim rezultat të mirë. Kemi kohë që jemi bashkë, besoj që po do t’ia dalim.”
Norwichi konfirmon se Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt GjeorgjisëLexoni edhe:
Pa drojë ndaj Polonisë: “Polonia është ekip më i fortë, por s’duhet t’i trembemi. Jam me fat që stërvitem me këta lojtarët dhe nuk duhet të trembemi ndaj askujt.”
Përsëritja e suksesit në “Euro 2016”: “Normal që e mendojmë, e bisedojmë, duhet ta ëndërrojmë prandaj jemi për ta arritur këtë qëllim. Jemi të karikuar, duam të marrim rezultate sa më të mira.”
Përvoja në Kroaci: “Siç e dimë të gjithë, kampionati kroat është mjaft i fortë, jam ambientuar dhe shpresojë për një trampolinë për më lart. Duhet parë se kur.”
(Kosova Sot Online )