Pochettino për Mbappe: Një përqafim të madh për El Chiringuiton

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 16:34
Pochettino për Mbappe: Një përqafim të madh për El Chiringuiton

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka ‘thumbuar’ televizionin spanjoll, “El Chiringuito” kur është pyetur për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Francezi mesa duket do qëndrojë në “Parkun e Princave”, pasi ka edhe 10 muaj kontratë dhe PSG refuzoi ta shesë për 200 milionë euro.

Ishte televizioni “El Chiringuito” me drejtuesin Josep Pedrerol se qysh nga muaji maj raportonin që Mbappe në gusht i bashkohet Realit, gjë që mesa duket nuk do ndodh.

“Një përqafim të madh për El Chiringuiton dhe Josep Pedrerol”, ishte përgjigja e tij.


(Kosova Sot Online)