Real Madridi me ofertë 200 milionë, PSG nuk përgjigjet

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 21:02
Real Madridi me ofertë 200 milionë, PSG nuk përgjigjet

Real Madridi ka bërë një ofertë të re për Kylian Mbappen sot në mëngjes

Sipas Pedrerol dhe disa gazetarëve në Spanjë oferta është 200 milionë euro plus bonuse.

Por, befasia më e madhe është se PSG nuk ka reaguar. “Asnjë përgjigje, as qëllimin e tyre për ta shitur”, kanë shkruar ata.

Si duket, pronari i PSG Nasser Al-Khelaifi dëshiron ta mbajë lojtarin me çdo çmim, pavarësisht se mund ta humbet atë pa para vitin e ardhshëm.

Më herët, goal.com kishte dhënë lajmin se Real Madridi ka ofruar 220 milionë euro për Mbappen, por klubi francez nuk ishin përgjigjur. 

(Kosova Sot Online)