Ylli i Tottenhamit Kane insiston se reputacioni i tij nuk është dëmtuar

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 22:49
Ylli i Tottenhamit Kane insiston se reputacioni i tij nuk është dëmtuar

Sulmuesi deshi që me forcë të kalojë në Etihad para se ta pranojë javën e kaluar se ka dështuar në këtë aspekt javën e kaluar

Harry Kane beson që reputacioni i tij nuk është dëmtuar pasi dështoi që ta siguroi transferin e tij në Manchester City këtë verë.

Sulmuesi i Tottenhami e kishte bërë të qartë që ai dëshironte të largohej nga klubi për të fituar trofe pasi që deri me tani nuk ka arritur që të sjell ndonjë trofe të rëndësishëm me Spurs në karrierën e tij.

Mirëpo, shefi i Spurs, Daniel Levy arriti që të mposhtë përpjekhet e City, duke detyruar Kane që të pranojë javën e kaluar se ai do të qëndrojë në Spurs.

“Jo, nuk mendoj kështu”, ka thënë Kane kur është pyetur nga talkSPORT nëse kjo e ka dëmtuar reputacionin e tij.

“Mendoj se të gjithë që janë në industrinë e futbollit e dinë për hyrjet dhe daljet”.

“Unë jam i qetë në këtë situatë, por kur je në të e dinë edhe të vërtetën, pastaj e keni ndërgjegjen të pastër”.

“Gjithmonë do të këtë zëra. Tërë karriera e ime ka pasur ngritje dhe ulje, nga të qenit i ri deri këtu ku jam tani, kjo është pjesë e saj”.

“Shumë njerëz që me njohin e dinë se unë jam një sportist profesionit i cili ia kam dedikuar jetën time kësaj loje dhe kështu do të vazhdoj të bëjë”.

“Po shikoj përpara tani, qëllimi im gjithmonë ka qenë të fitojë trofe me Tottenham dhe ky qëllim është edhe këtë vit”. 

(Kosova Sot Online)