Takehiro Tomiyasu zyrtarisht lojtar i Arsenalit

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 00:00
Takehiro Tomiyasu zyrtarisht lojtar i Arsenalit

Takehiro Tomiyasu është zyrtarizuar si lojtar i Arsenalit

Japonezi u përfol që nga mëngjesi që do të zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit.

Edu, drejtor sportiv në Arsenal ishte në negociata me Bolognan për të nënshkruar me 22 vjeçarin që në mëngjesin e ditës së fundit të afatit kalimtar.

Marrëveshja është zyrtarizuar vetëm pas largimit të Hector Bellerine në Real Betis.

Arsenali ka blerë Tomiyasu për 20 milionë euro si dhe 3 milionë bonuse.

Ai ka kryer testet mjekësore në Itali derisa agjenti i tij ka nënshkruar kontratën e tij në Londër në orët e vona të natës.


(Kosova Sot Online)