Lexoni edhe:
Norwichi konfirmon se Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë
Kosova ka udhëtuar sot drejt Batumit, ku të enjten do të përballet me Gjeorgjinë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022. Kombëtarja e Kosovës u mblodh të hënën në Prishtinë, ku i nisi përgatitjet për tri ndeshjet e shtatorit me dy stërvitje në Stadiumin Fadil Vokrri, para se të nisej drejt Gjeorgjisë mëngjesin e sotëm.
Në Batumi, dardanët do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para përballjes të së enjtes, ku do të kenë mundësinë të ambientohen me fushën e stadiumit “Batumi Arena”, i cili do të inaugurohet pikërisht këtë mesjavë.
Me ekipin nuk ka udhëtuar Milot Rashica, ylli i Norwich City i cili nuk u lejua nga klubi i Premierligës për shkak se Gjeorgjia është në listën e Britanisë së Madhe për vendet me rrezikshmëri të lartë të virusit Covid-19.
Ai do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e tjera në Prishtinë, kundër Greqisë dhe Spanjës.
Kosova është ende në kërkim të fitores së parë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e saj.
Norwichi konfirmon se Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt GjeorgjisëLexoni edhe:
Kjo është hera e dytë që kombëtarja verdhekaltër merr pjesë në kualifikimet e Botërorit dhe ato i nisi keq përsëri, pasi i humbi të dy ndeshjet e para në Grupin B, kundër Spanjës dhe ndaj Suedisë.
Pas përballjes me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim, verdhekaltrit do të rikthen në Prishtinë për dy ndeshjet e vështira ndaj Greqisë më 5 shtator dhe ndaj Spanjës më 8 shtator.
Grupit i prin Spanja me 7 pikë, e ndjekur nga Suedia me 6, derisa Kosova ngel e fundit pa pikë.