Milani mund të luftojë për titull në Serie A këtë sezon, thotë ish-trajneri i Italisë

  • S.A /
  • 01 September 2021 - 11:04
Milani mund të luftojë për titull në Serie A këtë sezon, thotë ish-trajneri i Italisë

Ish-ylli i Milanit, Roberto Donadoni, beson se kuqezinjtë mund të synojnë për ta fituar titullin në Serie A dhe ka thënë se lojtarët do të rriten me sfidat me të cilat do të përballen në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Ish-trajneri i Italisë Donadoni foli në një intervistë për La Gazzetta dello Sport për gjendjen e tanishme në klubin e Milanit. Milani përfundoi në vendin e dytë sezonin e kaluar në Serie A dhe Donadoni beson se djelmoshat e Stefano Piolit mund të luftojnë për titull tani falë vazhdimësisë së menaxhmentit në Milanello.

“Natyrisht Milani mund ta synojë titullin. E shoh një grup të ekipeve shumë të forta që janë të barabarta”, tha Donnadoni. “Nuk mendoj se njëra prej Milan, Juventus, Inter, Lazio, Napoli dhe Roma mund të shkëputet e vetme nga grup dhe nuk mendoj se njëra prej tyre është më e fortë teknikisht”, shtoi ai. Milani u rikthye në Ligën e Kampionëve dhe do të ketë detyrë të vështirë në një grup me Liverpoolin, Atletico Madridin dhe Porton.“Grupi është i vështirë, por lojtarët dhe ekipet rriten me sfida të tilla”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )