“Kërkova të ushtroja në pozitën time” – Saul zbulon pse u largua nga Atletico dhe iu bashkua Chelseat

  • S.A /
  • 01 September 2021 - 12:22
“Kërkova të ushtroja në pozitën time” – Saul zbulon pse u largua nga Atletico dhe iu bashkua Chelseat

Saul Niguez ka zbuluar se kokëfortësia e trajnerit Diego Simeone për ta lejuar të stërvitë dhe të luajë në pozitën e tij të parapëlqyer e ka detyruar atë ta braktisë Atletico Madridin për Chelsean.

Mesfushori spanjoll iu bashkua Chelseat në huazim të përkohshëm në ditën e fundit të aftit kalimtar të verës të martën. Në një bisedë në rrjetin social Twitch me spanjollin Ibai Llanos, Saul foli për largimin nga Atletico dhe kalimin në Premierligë. “Fola me Diego Simeonen. Kam luajtur në pozita të ndryshme në tri sezonet e fundit”, tha Saul.

“I kam borxh Diegos për gjithçka dhe ai duhet të jetë vetëmohues dhe të mendoj për grupin. U ngujova në një pozitë që nuk ishte e imja. Mundësia për të shkuar në Chelsea ishte për t’u larguar nga zona e rehatisë, një sfidë”, tregoi ai.

“Chelsea më ka premtuar se mund të stërvitem në pozitën time dhe mund të luaj aty, ta shohim”, shtoi ai.

Saul gjithmonë ka dashur të luajë më përpara për Atleticon, në vend se të luajë mesfushor mbrojtës, të cilin është detyruar ta bëjë nën urdhrat e Simeones. 

(Kosova Sot Online )