Messias: Ëndrrat vërtet t’u plotësohen nëse beson në to

  • S.A /
  • 01 September 2021 - 14:28
Messias: Ëndrrat vërtet t’u plotësohen nëse beson në to

Junior Messias ka thënë se ndihet tejet i ngazëllyer që i është bashkuar Milanit dhe se kalimi i tij në San Siro dëshmon se ëndrrat plotësohen nëse beson në to.

Ish-ylli i Crotones iu bashkua Milanit në një marrëveshje huazimi të paguar me mundësi blerjeje të martën.

Kalimi në Milan shënon një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e brazilianit 30-vjeçar.

“Kur e pashë fjalën Milan u ngazëlleva. Ky është ekipi i zemrës sime, ekipi që e kam përkrahur dhe jam vërtet i ngazëllyer që jam këtu”, tha Messias.

Ai thotë se mezi pret të nisë punën me Paolo Maldinin dhe Zlatan Ibrahimovicin.

“Paolo ishte lojtar i jashtëzakonshëm dhe tani po bën punë të mirë si menaxher. Ai është njeri shembullor. Aty është edhe Zlatani po ashtu, një lojtar i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

“Mësova të luaj nëpër rrugë me miqtë, nganjëherë edhe vetë.”

Ai mbërriti në Itali para pesë vjetëve dhe e nisi karrierën në Serie D, kategoria e katërt e futbollit në Itali, dhe e pranoi se nuk i ishte dashur shumë kohë për t’u përshtatur.

“Erdha këtu dhe gjithçka ishte ndryshe. Sapo e kisha lënë fshatin tim. Ishte një botë krejtësisht ndryshe”, tregoi ai.

“Në një cast nuk besova më, dhe luajta sa për t’u argëtuar. Nuk mendoja se do ta arrija këtë nivel.” 

(Kosova Sot Online )