Hazard: Njerëzit mendojnë se unë jam gjithmonë i lënduar

  • S.A /
  • 02 September 2021 - 09:51
Hazard: Njerëzit mendojnë se unë jam gjithmonë i lënduar

Eden Hazard është i përkushtuar t’ia dëshmojë vlerën e vet Real Madridit. Sulmuesi belg i ka goditur kritikët që pretendojnë se ai rri gjithmonë i lënduar.

Përfaqësuesi i Belgjikës është goditur nga lëndime që prej se iu bashkuar Real Madridit nga Chelsea për 100 milionë euro në verën e vitit 2019.

Për shkak të mungesës së lojës dhe dëshirës së Madridit për ta blerë Kylian Mbappen, Hazardi i nxor në shitje nga gjiganti spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës dhe u përfol se ai mund ta zëvendësonte Cristiano Ronaldon në Juventus. Por Hazard qëndroi dhe shpreson se do t’i përmbushë pritjet në Madrid.

“Nënshkrova për Madridin për pesë vjet. Dy vitet e para nuk kanë qenë të mira, lëndimet nuk më kanë ndihmuar, por i kam edhe tri vjet për ta dëshmuar vlerën time”, tha Hazard për HLN.

“Real Madridi ka shpenzuar para në mua, dua t’ia shpaguajë”, këmbënguli ai.

Hazard shtoi: “Njerëzit mendojnë se unë jam gjithmonë i lënduar. Kështu është. Por nëse e rishikoni karrierën time, nuk ka asnjë futbollist, i cili, për 10 vjet ka luajtur ndeshje sa kam luajtur unë”. 

(Kosova Sot Online )