Hansi Flick e nisë me fitore aventurën me Gjermaninë

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 00:00
Hansi Flick e nisë me fitore aventurën me Gjermaninë

Hansi Flick e ka nisur me fitore aventurën e tij me Gjermaninë. Ata mundën sonte Lihtenshtajnin me rezultat 0-2. Werner (41) dhe Sane (77) shënuan në fitoren e Gjermanisë e cila është në vendin e dytë në Grupin J të kualifikimeve për Botëror

Trajneri i ri i Gjermanisë, Hansi Flick e ka nisur me fitore aventurën e tij me Kombëtare duke shënuar fitore kundër Lihtenshajnin me rezultat 0-2.

Pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi për gjermanët.

Atë e shënoi Timo Werner i Chelsea pasi mori një pasim të mirë nga Musiala në minutën e 41-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë gjermanët kontrolluan ndeshjen dhe shënuan vetëm një gol.

Ishte Leroy Sane që shënoi në minutën e 77-të duke i dhënë fund fituesit në këtë ndeshje pas një asistimi nga Goretzka.

Pas kësaj fitoreje Gjermania është në vendin e dytë në Grupin J, pas Armenisë që është e para në grup me 10 pikë. 


(Kosova Sot Online)